75 Mall Live Search
07:52 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / MSH

Mbappes i hakohen rrjetet sociale, përqeshet Man.United, komentohen Messi e Ronaldo

Kylian Mbappes i ka ndodhur një e papritur.

Profili i tij zyrtar në platformën “X” është hakuar mëngjesin e sotëm, shkruan Indeksonline.

Hakerët së pari promovuan kriptomonedhë të quajtur “$MBAPPE”, me pretendimet se kishte arritur në 90 mijë shitje.

Image

Më pas, në profilin e yllit të “Madrilenëve” u bënë komente përqeshëse për formën që po kalon Manchester United.

Image
Image

Image

Hakerët nuk kishin si të mos bënin një postim edhe për debatin e kahmotshëm se “Kush është më i mirë – Messi apo Ronaldo?”.

Image

Sipas tabloidit britanik Mirror, lansimi i tokenit ‘MBAPPE’ dominoi gjithashtu mediat sociale për një periudhë të shkurtër, me vlerën e tij të tregut që u rrit në dhjetëra miliona brenda disa minutave përpara se të binte papritur përsëri në zero.