75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbaron ”ankthi”, Messi rikthehet në stërvitje

Tetë ditë pas lëndimit të tij ndaj Sevillas, Leo Messi është rikthyer në stërvitje në mëngjesin e sotëm.

Argjentinasi është rikthyer në fushën sekondare në Ciutat Esportiva për punë mobilizuese pas disa ditësh mungesë.

Messi ka stërvituar përkrah Gerard Pique dhe Jordi Alba, dy lojtarët të cilët janë pushuar për ndeshjen e sontme, transmeton IndeksOnline.

Dyshja defanzive nuk është ftuar për ndeshjen në Leon, ku Barcelona do të përballet me Cultural Leonesa në kuadër të Copa del Rey.

Luis Suarez, Coutinho dhe Rakitic ishin gjithashtu të pranishëm, duke punuar në palestër.

Ndërsa, Sergio Busquets dhe Marc Andre Ter Stegen kanë marrë leje për të munguar në stërvitjen e sotme./IndeksOnline/