20:11 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Mbërrijnë në Rinas 40 800 doza AstraZeneca, Rama: Mbi 250,000 vaksina ditëve në vijim

Kanë ardhur përmes aeroporti të Rinasit  40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.

Në aeroport i ka pritur ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërkohë kryeministri Rama përmes Facebook shkruan se priten edhe mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim.

Rama: Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm.