12:13 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mbërrin Android 9 Pie për Galaxy S9 dhe S9 Plus

Samsung kishte premtuar të lançonte Android 9 Pie për Galaxy S9 brenda Janarit, por mesa duket kompania është gati të përmbushë premtimin më herët.

Versioni stabil i Android 9 Pie për dy modelet e Galaxy S9 ka filluar të dërgohet në Gjermani.

Përditësimi nuk është lançuar në programin beta, që do të thotë se kemi të bëjmë me versionin final dhe stabil i cili gradualisht do të dërgohet tek të gjithë përdorues.

Pas përditësimit versioni i softuerit do të ndryshojë në G965FXXU2CRLI për Galaxy S9 Plus dhe G960FXXU2CRLI për Galaxy S9.

Përditësimi është 1744.25MB, ajo që mund të prisni nga një version madhor softueri. Ai përmban pamjen e re One UI, një ribrandim dhe rimodelim i ndërfaqes së Android.

Ky është katagolu me ndryshimet e plota:

Të gjithë përdoruesit e tjerë mjafton të kontrollojnë vazhdimisht për përditësimin në Galaxy S9 dhe S9 Plus ditët e fundit duke shkuar në Settings – Software Updates.