10:16 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / LB

Mbërrin në Portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë nga Ukraina ka mbërritur sot në Portin e Durrësit.

Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka disa disa milionë ton grurë të bllokuara që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.

Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, dhe gruri ka mbërritur për një kompani mielli në Shqipëri.