19:56 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbeten në burg Met Elshani, Fero dhe truproja i tyre!

Indeksonline mëson se menaxheri i labelit On  Record, Met Elshani, Fero dhe truproja do të qëndojnë në mbajtje për 48 orë, pasi të njëjti së bashku me dy të tjerë ishte arrestuar nën dyshimin për kanosje.

Zëdhënsja e PK-së, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin në fjalë.

Ndryshe, arrestimi i tyre ka ardhur pasi në ora 13:30 në stacionin e jugut të kryeqytetit është hapur rast për kanosje nga një person i cili kishte thënë se është sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona.

Organet e sigurisë kanë konfirmuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një elektroshok.