10:46 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbeten të ngujuar në humnerë, shpëtohen dy turistë të huaj në Theth

Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

Pasditen e së mërkurës, policia është njoftuar se në Qafën e Vlabonës, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë, F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeç nga Zelanda e Re, kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Pas 5 orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth, ku iu bashkuan turistëve të tjerë./tch/