19:43 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbi 1000 topa të humbur pasi kanë dalë jashtë stadiumit, vendi i mrekullueshëm ku luan klubi zviceran

Gspon është një klub amator futbolli, nga alpet e Zvicrës, i cili luan në një fushë me të vërtetë të mrekullueshme.

Stadiumi në të cilin luan ndeshjet ky ekip quhet “Ottmar Hitzfeld”, në nder të ish-sulmuesit të Gjermanisë, i cili nga 2008 deri në 2014 drejtoi kombëtaren e Zvicrës. Stadiumi ndodhet në alpet e Zvicrës, mbi rreth 2000 metra mbi nivelin e detit.

Sipas asaj që shkruan “BBC”, mesatarja e tifozëve për ndeshjet e këtij ekipi është rreth 50 tifozë. Thuhet se në gjithë historinë 40-vjeçare të këtij klubi, janë humbur rreth 1000 topa. Kjo ndodh për shkak se topat dalin jashtë stadiumit, dhe shkojnë larg.

Një nga lojtarët e këtij ekipi si Alfons Briger, në një intervistë të dhënë është shprehur: “Shumë herë topat shkojnë rreth 100 metra poshtë stadiumit. Ndonjëherë shkojnë edhe 200 apo 300 metra më poshtë. Kjo është mjaft acaruese.”, u shpreh futbollisti.