23:27 / E Hënë, 10 Maj 2021 / AR

Mbi 115 mijë euro për rregullimin dhe gjelbërimin e oborreve të shkollave të Prishtinës

Rregullimi dhe gjelbërimi i oborreve të shkollave të Prishtinës do të kushtojë shumë.

Vetëm për këtë, janë ndarë 115,500 euro, shkruan Indeksonline.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratë në atë vlerë me Lulishten Buçaj.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ishte 120,000 euro, me kriter kryesor çmimin më të ulët.

Kompania në fjalë ofroi plotësoi kriteret e kontratës, me ç’rast edhe mori këtë tender.

Kohëzgjatja e kontratës është 45 ditë./Indeksonline/