13:54 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / S Z

Mbi 2 mijë rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në mes të parcelës me drogë në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur në një plantacion kanabisi në komunën e San Donato di Nineas.

Sipas mediave të huaja, droga ishte mbjellë 200 metra larg, afër sistemit të ujitjes. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 2492 bimë kanabisi të shpërndara në disa tarraca dhe me një sistem vaditjeje artizanale të mirëmenduar të lidhur direkt me një burim uji, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë autoritetet do të vijojnë hetimin për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë si dhe tregun ku do të tregtohej lënda narkotike.