17:29 / E Shtunë, 15 Qershor 2019

Mbi 24 000 refugjatë kanë hyrë në Evropë në vitin 2019, nëpërmjet detit

Më shumë se 24 000 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Europë përmes rrugës detare që nga fillimi i vitit 2019, njoftoi agjencia për emigracion pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 555 persona kanë humbur jetën në det që prej fillimit të këtij viti, shkruan alsatm.

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, rreth 37 000 refugjatë dhe emigrantë arritën të udhëtojnë për në Europë, 875 prej të cilëve u mbytën në Detin Mesdhe.