16:52 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbi 3000 viktima nga koronavirusi në Suedi

Në 24 orët e fundit në Suedi 99 persona e humbën betejën përballë pandemisë së koronavirusit duke e çuar bilancin e viktimave në 3040.

Suedia ka mbajtur një qëndrim me masa shumë më të lehta kundër Covid-19 krahasuar me vendet e tjera evropiane, duke lënë të hapura shkollat dhe shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Ajo është fokusuar më shumë në masat e distancimit social dhe higjienën e mirë te qytetarët.