09:49 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbi 40 mijë euro mblidhen për Unikun vetëm nga ‘Marakli të kerreve’

Familja Statovci nga Podujeva ka disa ditë që është duke kërkuar ndihmë për djalin e tyre që ka vetëm pesë muaj e gjysmë dhe ka lindur me një sëmundje të rëndë.

Uniku është diagnostikuar me një infeksion viral në mushkëri. I njëjti është duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit. Mesatarja e qëndrimit për një natë në këtë spital është 300 euro, derisa nuk dihet deri kur do të zgjasë mjekimi i vogëlushit.

Por numër i madh i njerëzve janë bërë bashkë për të ndihmuar me sado që të munden vogëlushin.

E nga grupi i famshëm i Facebook-ut, ‘Marakli të kerreve’ janë mbledhur mbi 40 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë është bërë e ditur nga njëri prej udhëheqësve të grupit, Behar Cakiqi. Përpos pjesëtarëve të cilët janë nga Kosova, për Unikun kanë kontribuar edhe ata që janë në Gjermani, Zvicër e kudo ku ka shqiptarë.

Më poshtë keni të dhënat nga familja Statovci për këdo që do të kontribuojë:

Kemi nevojë per ndihmën tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjysmë ) tash e 3 muaj është i sëmurë, ku tash e 2.5 muaj është i shtrirë në Spitalin Tirsova të Beogradit. Mjekimi i tij filloj njëherë në QKUK-intensivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyruar me marr rrugë jashtë vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dërguar diku në Evropë ishim të detyruar ta dërgojmë në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhanë rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirësim e sipër mirëpo me hapa shumë të ngadalshëm. Deri tash, bashkë me ndihmën e familjarëve, miqve e dashamirëve ja kemi dal disi ti mbulojmë kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intensivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqësisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kërkojmë ndihmë te të gjithë populli.

Në postimin e bërë familjari bën të ditur llogarinë ku njerëzit që kanë mundësi, mund të ndihmojnë:

Valmir Statovci

BKT

Nr i Xhirollogaris : 1901573890321122

Iban : XK051901573890321122

SWIFT CODE: NCBAXKPR