21:34 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbi 57 milionë euro duhan digjen në Kosovë

Më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën vdesin cdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit.

Ky paralajmërim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, siç duket nuk po u bënë përshtypje kosovarëve.

Për një vit në Kosovë janë shpenzuar 57 milionë euro për blerjen e duhanit.

Nga Janari deri në fund të muajit nëntor në pikat doganore kanë hyrë 2 mijë e 700 tonelata ton sasi të duhanit, raporton Indeksonline.

Kjo sasi ka vlerën e 57 milionë euro. Po ashtu taksa që është paguar në bazë të kësaj sasie është 151 milionë euro.

Zëdhënësi i zyrës për media në Doganë, Adriatik Stavileci,për Indeksonline ka treguar se nga vjen duhani. “Kryesisht nga Evropa dhe një pjesë nga Maqedonia dhe Turqia” ka thënë ai.

Sipas kësaj tabele të Indeksonline, shihet që deri në muajin nëntor sasia e duhanit që ka hyrë në Kosovë është 2,670,797,70 ton, ndërsa vlera 57,375,024.72 euro.

Për një vit taksa që është mbledhur kap shfren 151.795.785.94, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm./Indeksonline/