Mbi gjysmës së foshnjave amerikane u jepet ushqim shumë herët
Një studim i kohëve të fundit që hulumtoi se kur foshnjat fillojnë së ngrëni ushqime për herë të parë tregon se gjysma e foshnjave marrin produkte jo të qumështit, më herët se sa rekomandohet.
Ushqimet plotësues te foshnjat, përveç qumështit të gjirit ose formulës shumë herët mund të nënkuptojë që një fëmijë mund të humbasë mundësinë e marrjes së ushqyesve të rëndësishëm nga qumështi, transmeton Indeksonline.
Në mënyrë të ngjashme, nëse ushqimet plotësuese paraqiten shumë vonë, ekziston një rrezik në rritje i alergjive, mangësive në mikronutrientë dhe një diete më të varfër gjatë moshës madhore.
Për këto arsye, është jetësore që udhëzimet të jenë të sakta, të kuptuara dhe të respektohen nga shumica e popullsisë.
Gjatë 60 viteve të fundit, rekomandimet janë zhvendosur dukshëm. Në vitin 1958, për shembull, janë lëshuar udhëzime duke thënë se foshnjat duhet të fillojnë të ushqehen nga muaji i tretë i jetës.
Në vitet 1970, megjithatë, kjo u shty përsëri në muajin e katërt. Dhe në vitet 1990, koha u shty përsëri për në 6 muaj, e cila është ajo që rekomandohet edhe sot, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë./Indeksonline/