12:43 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Mbikalimi që kurrë nuk shfrytëzohet (Foto)

Ndonëse janë shpenzuar mijëra euro për ndërtimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në Prishtinë, shumica prej tyre mbesin të pashfrytëzuara nga qytetarët.

Në kryeqytet janë gjashtë nënkalime dhe një mbikalim, mirëpo qytetarët kalojnë rrugën në tjera mënyra dhe jo përmes tyre, kështu duke rrezikuar edhe jetën.

E pashfrytëzueshme mbetet mbikalimi tek shkolla e mjekësisë ‘Ali Sokoli’. Ndonëse, ndërtimi i saj është bërë me qëllim të sigurisë së nxënësve, këta të fundit nuk e përdorin, shkruan Indeksonline.

Në këto foto të bëra sot të Indeksonline, shihen shumë nxënës teksa kalojnë rrugën duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa mbikalimin nuk e shfrytëzojnë fare.

Jo vetëm nxënësit, por edhe qytetarët këtë mbikalim nuk e shfrytëzojnë, ani pse është në gjendje të mirë.