18:02 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / C E

Mbledhësi i topave bëhet hero i skuadrës, ndal golin e sigurt

Një mbledhës i topave është bë “hero” i skuadrës së Chelgoum që bënë gara në ligën e dytë të Algjerisë.

Në ndeshjen kampionale kundër Batna ka ndodhur një rast i pazakontë në futboll e që ka marrë vëmendje nga mediat botërore, shkruan Indeksonline.

Portieri nikoqir ka bërë një dalje të dështuar nga porta me ç’rast sulmuesi kundërshtar e kishte portën e zbrazët.

Pasi e ka kaluar portierin, sulmuesi ka gjuajtur drejtë portës por topin e ka ndalur një mbledhës i topave që po qëndronte mbrapa portës.

Kjo “pritje” bëri që skuadra e Chelgoum të fitoj ndeshjen dhe të marr tri pikë të plota. /IndeksOnline/