13:00 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbledhësi i topave në Anfield po konsiderohet si ‘heroi i vërtetë’ i ndeshjës

Një djalosh që kishte për detyrë mbledhjen e topave në Anfield ka marrë epitetin si ‘heroi i vërtetë’ pas rikthimit të pabesueshëm të rezultatit.

Trent Alexander-Arnold asistoi në golin vendimtar të Liverpoolit në fitoren 4-0 kundër Barcelonës, duke bërë një lëvizje prej gjeniu.

Ai ekzekutoi shumë shpejt një korner për të kapur në befasi mbrojtësit e ‘fjetur’ të Barcelonës, duke lejuar Divock Origin të shënonte golin vendimtar.

Megjithatë, tani është shfaqur një video që tregon se Arnold ishte në gjendje të merrte topin shpejt falë reagimit ‘rrufe’ të një djaloshi aty afër.

Ai hodhi topin menjëherë gjersa Arnold po bëhej gati në pozicion, ku ky i fundit nuk priti për Shaqirin por e ekzekutoi atë poashtu menjëherë /IndeksOnline/