10:48 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbledhja e dy qeverive në Pejë, delegacioni i Kosovës pa asnjë femër

Peja këtë vit ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarje kjo e cila mbahet për të pestin vit radhazi në nderë të Festës së Flamurit.

Edhe këtë vit janë meshkujt ata që dominuan me të madhe në numër nga të dyja qeveritë. Por, për dallim nga delegacioni shqiptar që ka shtatë femra, në mesin e delegacionit të Kosovës nuk u pa madje as ministrja e vetme e qeverisë Haradinaj, Dhurata Hoxha, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, çështja e barazisë gjinore nuk është seriozisht asnjëherë as nga partitë politike dhe nga vet Qeveria e Kosovës, çka se shpesh është kritikuar./Indeksonline/