15:48 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbledhja e VV-së me dyer të mbyllura, diskutohet për Prishtinën dhe Prizrenin!

Disa prej temave e cila është duke u diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje” janë koalicionet në dy komunat në të cilat ka triumfuar LVV-ja.

Koalicionet e Shpend Ahmetit me parti tjera në Prishtinë (AKR-në dhe AAK-në) janë votuar pothuajse nga të gjithë delegatët e Këshillit të Përgjithshëm.

Indeksonline mëson se pati dy pyetje nga anëtarët e këtij këshillit rreth dy koalicioneve.

Poashtu, burime brenda takimit thonë se edhe koalicionet në komunën e Prizrenit janë votuar unanimisht nga përfaqësuesit e partisë.

Ndryshe, në mbledhje janë duke u diskutuar edhe probleme tjera që kanë komunat e Republikës. /Indeksonline/

Temat: