07:18 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mblidhen Haradinaj, Tahiri dhe Hoxha, diskutohet procesi i i liberalizimit të vizave

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Ministrin e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Takimi ka të bëjë me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të këtij takimi i cili zhvillohet në sallën C-203 të Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 13:00.

Duhet përkujtuar që qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë të pamundur lëvizjen pa viza në zonën Schengen të Evropës. I gjithë procesi i liberalizimit të vizave është duke vazhduar përderisa nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të jetë i mundur një hap i tillë që kosovarët të mos vazhdojnë të jenë të izoluar./Indeksonline/