17:52 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Mblidhet Federata e Futbollit të Gjermanisë, pritet të merret vendimi për Hansi Flick

Krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, janë takuar gjatë ditës së sotme.

Në këtë mbledhje pritet të merret një vendim për të ardhmen e trajnerit të kombëtares Hansi Flick, transmeton IndeksOnline.

Gjermania u eliminua nga Kampionati Botëror ”Katar 2022”, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve.

Presidenti i Federatës Bernd Neuendorf do të takohej me zëvendëspresidentin e ligës gjermane të futbollit Hans-Joachim Watzke për të diskutuar të ardhmen e futbollit gjerman pas tre paraqitjeve zhgënjyese radhazi në turnetë e mëdhenj.

E ardhmja e Flick si trajner i Gjermanisë mbetet e pasigurt mes pyetjeve në lidhje me përzgjedhjen e ekipit të tij dhe taktikat kundër rivalëve të grupit, Japonisë, Spanjës dhe Kosta Rikës.

Rekordi i Gjermanisë nën Flick ishte gjithashtu i dobët para turneut. Ish-trajneri i Bayern Munichut mori detyrën nga Joachim Löw vitin e kaluar pas daljes së Gjermanisë në raundin e dytë nga kampionati evropian dhe ka një kontratë deri në Euro 2024./IndeksOnline/