11:35 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Mblidhet Këshilli Drejtues i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar sot ne takim Këshillin Drejtues të partisë ku do të diskutohet për situatën aktuale politike në vend dhe për pandeminë Covid-19, njofton Insajderi.

Me theks të veçantë në këtë mbledhje do të diskutohet dialogu me Serbinë dhe raporti i AAK-së me partnerët e koalicionit qeverisës.

Deri më tani duhet cekur se vetë kreu i AAK-së e ka kundërshtuar formën e dialogut që po e bën kryeministri Hoti, duke thënë se ky është “dialog teknik për të cilin nuk ka nevojë Kosova”.

Gjithashtu, zyrtarë të lartë të AAK-së kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre ne lidhje me sjelljet e kryeministrit Hoti ne raport me zyrtarët e AAK-së në qeverisje, sjellje e cila sipas tyre po konsiderohet si “jo korrekte”.