22:55 / E Diele, 14 Prill 2024 / FR

Mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB, takim urgjent pas sulmit të Iranit ndaj izraelit

Pas sulmit të djeshëm të Iranit ndaj Izraelit, me kërkesë të Izraelit është thirrur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tani është duke u zhvilluar në Nju Jork.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres teksa mori fjalën i pari, u shpreh  duke thënë se Lindja e Mesme është “buzë humnerës”.

“Tani është koha për të qetësuar dhe depërshkallëzuar situatën. Është koha për përmbajtje maksimale”, ka bërë thirrje Guterres.

Nga ana e saj SHBA dënon sulmet e Iranit dhe bëjnë thirrje që të mos përshkallëzohen sulmet. Gjithashtu ka theksuar se në vijim SHBA do të marrë të tjera masa dhe se do të vazhdojë të mbështesë Izraelin.