10:07 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020

Mbrëmë u pa Messi më i dobët në vitet e fundit, statistika për t’u harruar

Barcelona ka arritur barazim në ndeshjen e parë ndaj Napolit. 1-1 ishte rezultati i 90 minutave të parë në Itali. Barcelona pati paraqitje të zbehtë, por që në rastin e parë në ndeshje, shënoi golin e vetëm.

Si rrallë herë, Leo Messi, ishte nga më të dobtit në fushë. Futbollisti më i mirë në botë nuk kishte natën e tij duke patur paraqitje zhgënjyese.

Nga shtatë tentativa për driblime, Leo pati vetëm dy të suksesshme. Në takimin e djeshëm, Messi nuk kishte asnjë shans të krijuar.

Nota e ndeshjes nga 5 deri në 10, ishte vetëm 6.6 për të.

Paraqitja zhgënjyese e Messit vjen vetëm pak ditë pasi shënoi 4 gola ndaj Eibarit./Indeksonline/