16:10 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Mbretëresha Elizabetë niset për varrimin e Princit Philip

Mbretëresha e Anglisë është nisur nga Pallati Windsor për të shkuar në varrimin e burrit të saj, Princ Philip.

Kjo është hera e parë që Mbretëresha Elizabetë është parë në publik që nga vdekja e Princ Philipit.

Himni kombëtar është luajtur nga muzikantët ushtarakë pasi Mbretëresha është larguar.