18:15 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbretëresha mban dorëza në ceremoni, spekulime koronavirusi

Derisa shqetësimi global rritet për përhapjen e koronavirusit. Mbretëresha Elizabeth II është fotografuar  me doreza në një ceremoni.

Monarkja mbante dorëza të gjata në ceremoninë të martën, duke nxitur spekulime nëse ishte një masë parandaluese kundër koronavirusit.

Buckingham Palace” hodhi poshtë vendimin, duke theksuar  se nuk është gjë e pazakontë për Mbretëreshën të mbaj doreza për angazhime publike Por ndërsa ajo shpesh mban doreza, fotografitë  e mëparshme tregojnë se ajo zakonisht nuk i mban ato ndërsa jep çmime.

Njerëzit e moshuar  janë më të prekshëm ndaj efekteve të koronavirusit, Mbretëresha do të festojë ditëlindjen e 94-të më 21 Prill.

Transmetimi i viruseve midis njerëzve ndodh kur dikush bie në kontakt me sekrecionet e një personi të infektuar,gjithashtu mund të transmetohen duke ardhur në kontakt me diçka që një person i infektuar ka prekur dhe më pas duke prekur gojën, hundën ose sytë. Transmeton,IndeksOnline.