09:07 / E Enjte, 04 Mars 2021 / AR

Mbretëria e Bashkuar me kërkesë të madhe ndaj BE-së

Mbretëria e Bashkuar i ka kërkuar BE-së që të fillojë vaksinimin e popullsisë së saj të moshuar me vaksinën e Oxfordit “AstraZeneca” pasi një studim tregoi se vetëm dozë siguron mbrojtje kundër koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Ka shumë doza të vaksinës “AstraZeneca” të disponueshme në vendet evropiane dhe ato nuk po u jepen personave mbi moshën 65 vjeç, në disa raste në vendet mbi moshën 55 vjeç, për mungesë të dhënash”, tha profesori Adam Finn nga Universiteti i Bristolit.

Ka të dhëna nga Shëndeti Publik Angli e Skoci dhe tani nga ne, që tregojnë se ju mund të shpëtoni jetën e njerëzve të moshuarve duke u dhënë atyre një dozë të vaksinës “AstraZeneca”. Dhe ato vende duhet të vazhdojnë dhe të fillojnë ta bëjnë atë sa më shpejt të jetë e mundur“, Shtoi Finni.

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinën e Oksfordit për të gjitha grupmoshat në janar. Por përhapja u ndërpre papritmas pasi shtete të tilla si Gjermania, Franca dhe Italia nuk e rekomanduan përdorimin e tij për të moshuarit për shkak të mungesës së të dhënave, raporton Yenisafak.