17:45 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbretëria e Bashkuar pritet të ketë një rrjet 5G, pa Huawei

Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet që këtë muaj të hartojë plane për të larguar pajisjet Huawei nga rrjeti 5G i Britanisë.

Një hetim zyrtar i sigurisë ka ngritur pyetje “shumë seriozë” nëse Huawei mund të vazhdojë me rolin e saj të kufizuar si furnizues i rrjetit 5G pasi SHBA-të njoftuan sanksione në maj, sipas zyrtarëve të qeverisë.

Johnson javën e kaluar tha se Britania ishte e shqetësuar për sigurinë rreth “shitësve të shtetit armiqësor”, ndërsa Oliver Dowden, sekretar i kulturës, tha se sanksionet e SHBA-së mund të kishin një ndikim në qëndrueshmërinë e Huawei, si një furnizues./Indeksonline/