10:04 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Mbrojtësi bën “namin” si portier, merr duartrokitjet e tifozëve në Kupën e Afrikës

Për shkak të dy portierëve me Covid dhe një të dëmtuar, Komoros u detyrua të inkuadronte në portë mbrojtësin e majtë të Ajaccio, Chakes Alhadhur, shok skuadre me mesfushorin shqiptar, Qazim Laci.

Përballja e Kupës së Afrikës me Kamerunin përfundoi me humbjen minimale të Ishujve Komoros, por e pabesueshmja erdhi nga porta, ku mbrojtësi bëri një performacë të shkëlqyer.

Ai ishte një garanci për lojën me këmbë, por ishte fantastik edhe më reflekset e tij me duar. Gjatë takimit ai u duartrokit edhe nga tifozët e pranishëm në stadium.