20:30 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Mbrojtësi francez pranon ofertën e Bayern Munich

Mbrojtësi francez, Sacha Boey ka rënë dakord për kushtet personale për transferimin e tij te Bayern Munich.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, 23-vjeçari ka thënë po ofertës së klubit bavarez dhe është i hapur për një levizje në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Boey dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi dhe t’i bashkohet Bayernit në ditët e fundit të merkatos.

Marrëveshja varet nga Galatasaray dhe Bayern, me klubin bavarez që kanë ofruar 15 milionë euro plus shtesa për transferimin e francezit.

Bisedimet janë në vazhdim, por ende nuk ka marrëveshje mes klubeve./IndeksOnline/