75 Mall Live Search
14:51 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / Gj. Sh

Mbrojtësi i Tottenhamit shënon supergol ndaj Bayern Munchenit (VIDEO)

Ditët e fundit, skuadrat e mëdha evropiane kanë zhvilluar ndeshje miqësore, parapregatitje për sezonin e ri, duke dhuruar edhe spektakel në fushë.

Një ndeshje e bukur për tifozët ishte edhe ajo e sotmja mes Bayern Munchen dhe Tottenhami, shkruan IndeksOnline.

Skuadra gjermane doli triumfuese nga ky takim, duke e mposhtur skuadrën angleze me rezultat 2-1.

Por vemendjen kryesore të ndeshjes e mori mbrojtës spanjoll, Pedro Porro.

Ai shënoi një nga gola më të bukur të këtij viti, me një gjuajtje të fuqishme mbi 20 metra./IndeksOnline/