21:24 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë me fjalë të mëdha për Kosovën

Kosova humbi me rezultat 4:0 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ecuria e Dardanëve ishte mbresëlënëse në këtë eliminatore, sidomos jashtë fushe, ku tifozët kosovarë treguan se janë mikpritës dhe kanë respektuar maksimalisht kundërshtarët, sidomos Anglinë që pati qindra tifozë duke shijuar qëndrimin disa ditorë në kryeqytet.

Por jo vetëm tifozët u ndanë të kënaqur nga kjo mikpritje. Është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë i blerë nga Manchester United, Harry Maguire i cili ka shkruar për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Me të përfunduar ndeshja, se ishte kënaqësi të qenurit në Kosovë.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në ‘Twitter’, duke vendosur edhe emoji flamurin e Kosovës dhe një zemër./Indeksonline/