16:45 / E Diele, 09 Janar 2022 / C E

Mbrojtësi shqiptar me supergol në La Liga, ia fiton një pikë skuadrës së tij

Ivan Balliu ka shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi shqiptar arriti qe me golin e tij t’ia siguroj një pikë skuadrës së Rayo Vallecanos në ndeshjen kundër Real Betisit.

Edhe pse ndeshja përfundoi 1-1, ky gol i reprezentuesit shqiptar ishte tejet i bukur dhe një sinjal për Edy Rejan se përse duhet t’i jepet shansi për të luajtur për ekipin e Shqipërisë.

Ky ishte goli i parë i Balliut në La Liga deri më tani në këtë sezon. /IndeksOnline/