18:01 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mbrojtja e Chelseas s’bën as për Ligën e Dytë të Kosovës, Londinezët humbin 3 pikë në fund të ndeshjes

Skuadra e Chelseas nuk ka arritur të shënoj fitore kundër Southamptonit. Londinezët barazuan me rezultat 3:3.

Ekipi i Southampton arriti ta barazoj rezultatin në 3:3 në minutën e fundit të ndeshjes pas një reagimi të dobët të mbrojtjes së “bluve”, transmeton Indeksonline.

Golat për Chelsean i shënoj dy Timo Werner dhe një Kai Havertz, kurse për Southampton shënuan Ings, Adams dhe Vestergaard.

Me këtë barazim, Chelsea bën 8 pikë pas 5 ndeshjeve, vetëm një më pak se Southampton./Indeksonline/