14:50 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbrojtja e të dhënave – më e rëndësishme sesa cilësia e produktit

Midis një kompanie me një produkt të mirë dhe praktikave të dobëta të mbrojtjes së të dhënave dhe një kompanie me praktika të shkëlqyera për mbrojtjen e të dhënave, por jo edhe aq të shkëlqyera të një produkti, shumica e konsumatorëve, do të zgjidhnin këtë të fundit, shkruan Indeksonline.

Kjo është sipas një studimi të ri për privatësinë e IBM-i, i cili ka analizuar praktikat e mbrojtjes së të dhënave të bizneseve dhe mendimin e konsumatorëve për të.

Dhe sa i përket mbrojtjes së të dhënave, konsumatorët nuk janë të lumtur. Pothuajse të gjithë (94 për qind) besojnë se bizneset duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat./Indeksonline/