17:50 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / MSH

Mburret kryeministri: Besimi i qytetarëve në qeveri, më i larti në Ballkan

“Balkan Barometer” ka publikuar të dhënat e fundit mbi besueshmërinë në qeveri dhe në sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas matjeve, Kosova zë primatin në besueshmëri ndaj qeverisë, sundim dhe efektivitet të ligjit, besueshmëri në rritje ekonomike dhe në barazi përpara ligjit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Besimi në qeveri dhe në sundimin e ligjit janë jetik për prosperitetin ekonomik. Të dhënat e Barometrit Ballkanik ’22 tregojnë se besimi i qytetarëve të Kosovës në qeverinë e tyre dhe në sundimin e ligjit jo vetëm që është përmirësuar ndjeshëm, por është më i larti në BB6, krahas besimit në perspektivën ekonomike” ka shkruar ai në Twitter, duke bashkangjitur edhe barometrat me të dhëna.