15:57 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbyllen 2 milionë llogari në WhatsApp

WhatsApp ka mbajtur një konferencë në New Delhi të Indisë. Në konferencë janë bërë të ditura aksionet që kompania po i bën ndaj llogarive false dhe ato që kanë synim keqinformimin.

Konferenca u mbajt në Indi pasi që në këtë vend do të ketë zgjedhje në prill dhe janë treguar planet për të penguar ndikimin e rrjetit në zgjedhje. 2 milionë llogari janë mbyllur në javët e fundit, është bërë e ditur në njoftim.

WhatsApp ka ndërmarrë fushata edukimi publik për t’u dhënë mësim përdoruesve të tij që të jenë më të kujdesshëm ndaj mesazheve dhe informacionit që marrin.

WhatsApp gjithashtu gjetur softëare që lejon abuzuesit të ekzekutojnë raste të shumta të të njëjtit llogari dhe pajisje që mund të trajtojnë shumë karta IP. /Indeksonline/