22:58 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Mbyllen ndeshjet e Evropa Ligës: Arsenali fiton bindshëm e Milani dështon!

Tashmë kanë përfunduar të gjitha takimet e natës së sotme në kuadër të rundit të tretë të fazës së grupeve në Evropa Ligë, por përveç duelit ndërmjet Villarrelait dhe Tel Aviv e cila u shty si shkak i të reshuarave të shiut.

Milani sonte u befasu nga Lille, ku u mposht në 0:3, nga “hat-tricku” i shënuar nga futbollisti turk, Yazici, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Piolit nu tregoiasgjë sonte edhe pse kishte në lojë futbollistë që bëjnë dallimin.
Në anë tjetër Arsenalit, sot nuk lejoi befasi, pasi mposhti nga shtëpia skuadrën modeste, Molde me rezultat final në 4:1, një epilog i mirë për të fituar tre pikë të plota.

Pra, këto ndeshje ishin për t’u veçuar nga gjitha ato që u zhvilluan sot.

Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme: