21:01 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbyllen ndeshjet e Evropa Ligës, Leverkuseni dhe Sevilla vazhdojnë tutje

Para pak çastesh kanë përfunduar dy takimet e para para të zhvilloheshin sot në kuadër të 1/8 së finales në Evropa Ligë, ajo ndërmjet Bayern Leverkusen-Rangers dhe Sevilla-Roma.

Në takimin e parë që fillojë nga ora 18:55, ndërmjet Leverkusenit dhe Rangers, dueli përfundoi me rezultat minimal në 1:0, kjo fitore mjaftoi që klubi gjerman të drejtohet për në çerekfinale.

Golin për Bayern Leverkuseni e shënoi Diaby në minutën e 51’të të takimit, gol ky që i dha edhe epilogun këtij dueli, shkruan IndeksOnline.


Ndërkaq, në dueli ndërmjet Sevillës dhe Romës u shënuan dy gola, që ishin të mjaftushëm për ta dërguar klubin spanjoll në çerekfinale.

Pra, me dy gola të hershëm nga Reguilon dhe En Nesyri, spanjollët siguruan një vend në top 8 skuadrat më të mira të Evropës.