16:56 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbyllen pjesët e para: Ballkani i “fortë” për Feronikelin, e Llapi me Gjilanin po luajnë qetë

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para në takimin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në programin e sotëm janë dy ndeshje, ajo mes Ballkanit dhe Feronikelit dhe takimi i dytë Llapi – Gjilani, shkruan IndeksOnline

Djelmoshat e Munishit u treguan të rrezikshëm në këtë pjesë të parë, ku shënuan dy gola përmes Dakut, duke i mjaftuar që të krijojnë epërsi të mirë ndaj Feronikelit.


Ndërkaq, në duelin ndërmjet Llapit dhe Gjilanit nuk kishte ndryshime ne rezultat edhe pse ndeshja u zhvillua me tension dhe raste për shënim nga të dyja skuadrat.