19:18 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbyllen tri ndeshjet e IPKO Superligës, këto janë rezultatet

Llapi është rikthyer fuqishëm pas humbjes nga Drenica në javën e parë. Llapjanë sot kanë fituar me rezultat bindës 3:0 në udhëtim te Ballkani, skuadër e cila në javën e parë fitoi ndaj Lirisë në Prizren.

Mentor Zhdrella (6’) dhe Ahmed Januzi (24’ e 66’) shënuan për skuadrën e Bylbyl Sokolit.Ndeshja ndërmjet rivalëve fqinj, Drenicës e Feronikelit ka përfunduar me barazimin 0:0. Vendësit patën pak më tepër nga loja, sidomos në pjesën e dytë, por nuk arritën të shënojnë.

Pas javës së dytë, Drenica ndodhet në kuotën e katër pikëve, ndërsa Feronikeli në dy ndeshjet e para i ka dy barazime.

Ndërkohë KEK-u është mposhtur në shtëpi nga Gjilanit me rezultat 2:3.

Dy golat për KEK-un i realizuan Rakovica dhe Veliu, ndërsa golat për Gjilanin i shënuan Pepa, Trevin Cesar dhe Perez i cili i siguroi fitoren mysafirëve në minutën e 88-të. /IndeksOnline/