16:27 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbyllet aeroporti i Romës, gjenden tre bomba të Luftës së Dytë Botërore

Tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, me peshë 150 kilogram janë gjendur në aeroportin e Romës.

Si pasojë e kësaj, aeroporti i kryeqytetit italian është mbyllur përkohësisht deri sa bombat u larguan, transmeton Indeksonline.

Ministria e Mbrojtjes së Italisë ka treguar që ushtria është përkujdesur që bombat të largohen në mënyrë të sigurt.

Fluturimet që ishin paraparë në atë kohë janë shtyrë./Indeksonline/