15:01 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / A. A

Mbyllet drama në Podujevë pa fitues, ndërsa në Mitrovicë derbi përfundon pa gola

Llapi ka barazuar 3-3 ndaj Drenicës në ndeshjen më interesante të javës së 24-të në Superligë.

Vendësit kishin avantazhin me golin e Arbnor Ramadanit, por Drenica përmbysi gjithçka, duke shënuar 3 gola me Eglantin Gjonin, Kreshnik Ukën dhe Dionis Cikanin.

Por Llapi nuk u dorëzua dhe krejt në fund të ndeshjes barazoi në 3-3 me golat e Engjëll Hotit dhe Ahmed Januzit.

Ndeshja tjetër midis Trepçës ’89 dhe Feronikelit u mbyll pa fitues 0-0.

Mitrovicasit kanë 32 pikë, ndërsa Feronikeli 28.

/Indeksonline/