08:09 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mbyllet gara kibernetike XORCTF7E4, shpallen fituesit

8 sfidat pjesë e garës kibernetike XORCTF7E4 janë përpiluar nga anëtari i XOR Arben Shala.

Është mbyllur gara kibernetike XORCTF7E4 e organizuar nga Komuniteti Virtual XOR të Shtunën e datës 1 Shkurt 2020 nga ora 10:00 deri në 18:00.

Në këtë garë morën pjesë gjithsej 9 ekipe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia të cilët garuan për të identifikuar sa më shumë probleme sigurie të cilat përktheheshin në pikë rënditjeje.

Gara tetë orëshe u përqendrua në disa sfida si të uebitforensikësprogramimitsteganografisë dhe boot2root. Ekipet që morën pjesë në garën XORCTF7E4 ishin: KoronavirusPepperclippBOB?nullFulcrumalert(1)ether_0Unknown AngelsBlackWidowVikings dhe 06.

Fitues u shpall ekipi nga Kosova Fulcrum i cili grumbulloi në total 570 pikë, një avantazh të qartë përballë ekipit Black Widow që grumbulloi 310 pikë në total.

Vendi i tretë shkoi për ekipin nga Shqipëria Koronavirus që grumbulloi 180 pikë, aq sa Pepperclipp dhe null. Koronavirus zuri vendin e tretë sepse arriti të grumbullojë pikët përpara dy ekipeve të tjera.

Fulcrum arriti të identifikonte në total 16 probleme sigurie nga 28 që ishin të disponueshme në total. Këto probleme sigurie u identifikuan 6 në Boot2Root, 3 në forensikë, 3 në programim, 3 në steganografi dhe vetëm 1 në ueb.

Vendi i parë do të shpërblehet me një çmim prej 600 euro, vendi i dytë me çmim prej 300 euro dhe vendi i tretë me çmim prej 100 euro.

Rezultatet finale të garës mund ti gjeni të publikuara në uebsajtin e XOR.

Gara kibernetike XORCTF7E4 hapi regjistrimet gjatë muajit Janar ndërsa afati i fundit ishte data 30 Janar. Të gjitha ekipet mund të regjistroheshin online për të marrë pjesë në garë.

Gjatë garës çdo veprim i përshkruar mëposhtë do të çojë në skualifikim: kryerja e sulmeve DDoS, përdorimi i metodës Brute Force, shkëmbimi i flamujve, ato publikimi online dhe shkëmbimi jashtë i gjetjeve.

Komuniteti Virtual XOR është themeluar nga profesionistë të fushës me në fokusin sigurinë kibernetike dhe sot numëron rreth 20 anëtarë të cilët në baza ditore ofrojnë kontribut të ndryshëm.