10:46 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Mbyllja e qeverisë amerikane ndikon keq tek disa uebsajte

Mbyllja e qeverisë amerikane ka lënë dhjetëra uebsajte zyrtare të pasigurta dhe të paaksesueshme.

Në uebsajtet e prekura përfshihen ajo e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Gjykatës së Apelit dhe NASA.

Mbyllja e qeverisë ka ardhur si rezultat i refuzimit të Demokratëve për të financuar ndërtimin e murit. Aktualisht 400,000 zyrtarë federalë nuk po paguhen.

Problemet me uebsajtet është vetëm njëri efekt ku kanë skaduar certifikatat e sigurisë të ngelura pa rinovuar. Të paktën 80 certifikata sigurie të përdorur nga uebsajtet qeveritare .gov kanë skaduar.