13:21 / E Premte, 23 Prill 2021 / k.v

Mbytet gomonia me mbi 100 emigrantë (Video)

Më shumë se 100 emigrantë që donin të shkonin në Evropë kanë humbur jetën, pasi gomonja e tyre u mbyt afër Libisë, thanë grupet e pavarura të shpëtimit.

Organizata “SOS Mediterranee”, e cila operon me anijen e shpëtimit Ocean Viking, tha të enjten se gomonia e cila fillimisht mbante 130 njerëz, u pa në Detin Mesdhe në verilindje të kryeqytetit libian, Tripoli.

Anija e ndihmës nuk gjeti asnjë të mbijetuar, por mund të shihte të paktën dhjetë trupa pranë gomones./VOA/