18:04 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbytet një 59 vjeçare në lumin Vjosa

Një 59-vjeçare është hedhur në lumin Vjosë dhe është mbytur.

Bëhet fjalë për shtetasen Manushaqe Nexhipi, e cila ishte invalide dhe kishte çrregullime mendore.

59-vjeçarja ishte zhdukur që dje, rreth orës 19:00 dhe ende nuk është gjetur. Familjarët thonë se nuk ka ardhur asnjë polumbar për të kërkuar trupin e pajetë në ujërat e lumit Vjosë.