08:28 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

McGregor bën sherr në matjet zyrtare

Tashmë ka përfunduar edhe matja zyrtare mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor para duelit të tyre.

Rusi peshoi 70.3 kilogramë (155lb), kurse irlandezi 70 kilogramë (154.5lb), pothuajse peshë identike, edhe pse Nurmagomedov është tre centimetra më i madh (1.78).

Ashtu siç e do tradita pas çdo matje të dy sportistët duhet të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe normalisht që kjo ishte pika më tensionuese.

McGregor nuk arriti të mbajë vetën dhe për një moment tentoi ta godas me këmbë kundërshtarin e tij, por këtij të fundit nuk i bëri shumë përshtypje kjo pasi duket se është mësuar me spektaklin e Conorit.

Përballja në mes tyre është në kuadër të UFC 229, ku Nurmagomedov do ta mbrojë titullin e peshës së lehtë.

30-vjeçari nga Rusia konsiderohet favorit pasi McGregor ka dy vite që nuk ka zhvilluar ndeshje në UFC, por irlandezi është i bindur në fitoren e tij.

Përballja mes tyre do të zhvillohet të dielën nga ora 04:00 në Las Vegas.

Temat: