09:09 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

McGregor flet pas ndeshjes, paralajmëron kundërshtarët

Conor McGregorit iu deshën vetëm 40 sekonda për ta mposhtur Donald Cerronen në rikthimin e tij në oktagon.

Vet McGregor para ndeshjes paralajmëronte diçka të paparë dhe ashtu ndodhi, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, irlandezi tregoi që është në formë të lartë dhe është i gatshëm.

“U ndjeva shumë mirë më të vërtetë. Jam në formë të mirë. Jam kthyer dhe jam i gatshëm” – u shpreh ish-kampioni i UFC-së.

Një rimeç mes McGregor dhe Khabib Nurmagomedov mund të ndodh pas këtij meçi./Indeksonline/